Në miqësoren familjare mes skuadrës së parë dhe ekipit U-23 të Juventusit, në një test 50 minutësh i grupeve të përziera, Vlahoviç shënoi 3 gola, ndërsa Pogba dy gola dhe asistoi 1 herë.
Me pak fjalë, dy lojtarët më të rëndësishëm të Juventusit janë gati për thirrjen e tyre për ndeshjen e radhës, atë në shtëpi kundër Monzës të dielën.
De Sciglio dhe Cuadrado janë gjithashtu gati për t’u rikthyer, duke plotësuar kështu vendet e krahut të djathtë që detyruan Allegrin të përdorë McKennie në një rol që nuk është i tij. Vlahoviç duket se ka dalë nga ai dëmtim muskular, ndërsa Pogba, i cili nuk ka provuar ende të luajë me Juventusin këtë sezon, pritet të jetë në listën e lojtarëve që do të thirren për ndeshjen ndaj Monzës./ h.ll/abcnews.al
? Pogba ➡️ Vlahović ? pic.twitter.com/bFNAEleLQu
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) January 26, 2023