Do të jenë ditë shumë të gjata për Nicolo Zaniolo. Merkatoja e janarit mbyllet të martën në mbrëmje dhe çdo udhëkryq me të cilin përballet lojtari duket se të çon në një rrugë të mbyllur.
Milani u tërhoq nga gara për shërbimet e tij sepse nuk dëshiron të arrijë shifrën e kërkuar nga Roma, ndërsa Bournemouth nuk tërhiqet me ofertën zyrtare dhe Roma tashmë ka paralajmëruar lojtarin që nëse nuk largohet, do të qëndrojë pa luajtur deri në fund të sezonit.
Klubi anglez ka bërë ofertën prej 30 milionë euro plus bonuse, duke iu afruar shumë 40 milionëve që është vlerësimi që Roma i bën Zaniolos, ndërsa Milan u ndal te 10 milionë euro./ h.ll/abcnews.al