Ashtu si në qytetin e Shkodrës, kanë nisur kontrollet tashmë edhe në Vlorë, për zbulimin e kamerave të sigurisë të instaluara në rrugët e qytetit, apo në biznese lokale, të cilat mund t’i shërbejnë organizatave kriminale.
Gazetari i ABC, Elton Nika ka bërë me dije nga burime se aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm, teksa policia e Vlorës shprehet e rezervuar në dhënien e informacioneve, madje edhe aksionin në fjalë po e zhvillon në mënyrë diskrete.
Ndërkohë, priten informacione nëse edhe në Vlorë do te zbulohen ose jo kamera sigurie të kontrolluara nga krimi te cilat mund te hiqen ne ditët në vijim.
Kujtojmë që brenda dy viteve të fundit policia e Vlorës ka instaluar kamera sigurie në rrugët kryesore të qytetit, projekt i cili po vijon ende. Do të ketë një kontroll të imtësishëm edhe në serverat e këtyre kamerave sigurie për tu siguruar se në mënyrë private edhe tek to mund të jenë futur organizatat kriminale për t’i patur në kontroll. Gjithashtu po krehet zona në një territor të gjerë, për të evidentuar vende ku mund të jenë vendosur kamera të tjera sigurie vec atyre të policisë së shtetit. Deri tani nuk ka kamera që hequr, por vetem kontrolle./abcnews.al