Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Fushë-Kuqes. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë ka humbur jetën një dy vjeçar. Makinat drejtoheshin nga Albi Rexhepi dhe Endri Toma. Albi Rexhepi ishte në mjet me gruan e tij, Imelda Rexhepi dhe fëmijën e tyre që ndërroi jetë.
Ata kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjerja I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, njofton policia. /abcnews.al