Një furgon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë në Lezhë, po fatmirësisht nuk raportohen perona të plagosur.
Ngjarja është regjistruar pranë tregut të Lezhës dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena, i cili me pas ka rrëshqitur duke rënë në ujë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa po punohet për nxjerrjen e tij nga uji.
Furgoni ka rënë në momentin që është parkuar në afërsi të tregut ku ndodhet edhe një parking i vogël ku qëndrojnë mjetet e transportit publik.
View this post on Instagram
Njoftim policie
Lezhë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Ura e Cenit”, tek stacioni i furgonave, shtetasi D. N., pasi ka parkuar automjetin furgon, është larguar pa e siguruar atë.
Për shkak të terrenit të pjerrët dhe tokës së rrëshqitshme nga shirat, automjeti ka rënë në kanalin pranë stacionit.
Në momentin e rënies, në automjet nuk ka patur asnjë shtetas. Furgoni është nxjerrë nga kanali dhe si pasojë e rrëshqitjes, i janë shkaktuar vetëm dëme materiale.