U takuan me Altin Dumanin, xhaxhai i Aleks Nikës: Kaseta është “pronë” e jona, e dorëzojmë vetëm në SPAK

schedule14:28 - 24 Janar, 2023

schedule 14:28 - 24 Janar, 2023

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, ka folur për ABC Neës pas takimit që ka patur me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Nika tha se ai ka kërkuar nga Dumani që çështjen e nipit të tij të vrarë më 21 janarin, drejtësia e të cilit nuk është vënë ende në vend ta marrë në dorëzim SPAK.

Kaseta me audio-përgjim e cila është dërguar në SPAK nga gazetari Artan Hoxha, Mark Nika thotë se ajo është pronë e tyre dhe se kanë qenë ata vetë që ia kanë dërguar Hoxhës.

Ai shtoi se audio-përgjimi është autentik dhe nuk lë shtigje për interpretime.

“Ajo është pronë e jona, që ka ardh në një rrugë që e dimë vetëm ne. Në atë përgjim nuk ka shteg për interpretime, pasi është autentik dhe ja kemi dhënë ne gazetarit  Artan Hoxha.

E kemi dorëzuar vetëm në SPAK, sepse nuk kemi besim të Prokuroria e Tiranës, “ është shprehur Mark Nika.r.t/abcnews.al