Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Lirohet nga burgu Nehat Kulla, “i forti” i Tiranës

schedule16:15 - 13 Korrik, 2019

schedule 16:15 - 13 Korrik, 2019

Do të fitojë lirin pas 20 vitësh burgim Nehat Kulla i njohur ndryshe me nofkën “Gjenerali”. Ditën e sotme në orën 18:00 pritet që ta dalë nga qelitë e burgut të Fushë – Krujës.

Kulla ka përfunduar dënimi për vrasjen e Halim Gjuzit, ish-shofer i ish-zv/ ministrit të Arsimit Halit Shamata. Ngjarja ndodhi më 29 Korrik të vitit 1998 në Golem të Kavajës, në kohën kur Gjuzi po udhëtonte drejt Durrësit me gruan dhe fëmijët. Ai u arrestua në vitin 2005, ndërsa u dënua me 20 vite burg, por 5 vite iu ulën.

Nehat Kulla ose i forti i Tiranës do të jetë i lirë, pavarësisht se dyshohet për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në vitet 1997-1998, por që nuk u gjetën prova nga drejtësia.  Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në kohën e trazirave në vitet 1997-1998.



Gjatë këtyre viteve, “Gjenerali” arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë. Kulla  së bashku me të afërm të tij mbajtën të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar. Banda e tij dyshohet se ka bërë  shumë vrasje dhe krime të tjera./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!