Duket se drejtuesit e Evertonit kishin gati zëvendësuesin e Frank Lampard.
Siç raporton “Daily Mail”, drejtuesit e klubit raportohet se janë në bisedime të avancuara me Marcelo Bielsa.
Trajneri 67-vjeçar argjentinas ndihmoi Leeds United të kthehej në Premier League në vitin 2020, por ai u shkarkua në shkurt 2022 pas 170 ndeshjeve për ecurinë e tyre të dobët sezonin e kaluar.
Kujtojmë se nëse Bielsa bie dakord me Everton, ai do të bëhet trajneri i tyre i dymbëdhjetë në shtatë vjet. /G.D abcnews.al/
JUST IN ? Marcelo Bielsa is Everton’s No 1 choice to replace Lampard after his sacking https://t.co/C0th0oWOWP pic.twitter.com/v9hNGJqEOj
— MailOnline Sport (@MailSport) January 23, 2023