Njëra këmbë më e shkurtër se tjetra, duhan dhe alkool: Garrincha, ylli i Brazilit i cili vdiq i harruar mes varfërisë

schedule11:37 - 23 Janar, 2023

schedule 11:37 - 23 Janar, 2023

Përktheu dhe përpunoi Hergi Llupi

Ai lindi në varfëri, arriti majat e botës dhe vdiq i lënë pas dore. Mane Garrincha ishte një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, dy herë kampion bote me kombëtaren e Brazilit dhe mjeshtër i driblimeve të panumërta.

Ai kishte pirë duhan që në moshën 10-vjeçare, njërën këmbë e kishte më të shkurtër se tjetra si pasojë e poliomielitit dhe ishte i ishte korrigjuar shtylla kurrizore, për këtë arsye nuk qëndroi në Flamengo, Fluminese apo Vasco da Gama, por u bë idhull i Botafogo dhe aktualisht konsiderohet si lojtari i krahut të djathtë më i mirë në histori.

Manuel Francisco Dos Santos, i njohur më mirë si Mane Garrincha, lindi më 28 tetor 1933 në Mage, Rio de Janeiro, në një familje shumë të varfër, të përbërë nga prindërit dhe 14 vëllezërit e motrat e tij. Njëri prej tyre ishte ai që i vuri pseudonimin Mane prej emrij të tij dhe Garrincha, prej një zogu të vogël dhe të shpejtë.

Gjatë viteve të para të jetës, ai vuajti nga poliomielitit që la disa pasoja, të tilla si dy këmbët e tij të drejtuara nga brenda dhe këmba e djathtë, gjashtë centimetra më e shkrutër se e majta. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, në moshën 10 vjeçare ai filloi duhanin e më pas alkoolin. Asnjëra nga këto vese nuk e pengoi atë të bëhej një driblues i jashtëzakonshëm.

Ardhja e tij në Botafogo dhe lavdia me Brazilin

I lindur në Rio, Garrincha provoi në klubet më të rëndësishme të qytetit, por ai kishte fizikun e tij kundër. Ai nuk qëndroi në Flamengo, as në Fluminese, madje u refuzua edhe nga Vasco de Gama. Ai nuk u dorëzua dhe më në fund u pranua nga Botafogo dhe filloi të luante në Kategorinë e parë vetëm në moshën 20-vjeçare. Titulli i tij i parë erdhi në vitin 1957, kur ai fitoi turneun Carioca dhe vitin e ardshëm, në moshën 25 vjeç, ai u thirr nga Brazili për të luajtur në Kupën e Botës 1958 në Suedi, një turne të cilin ai fitoi Botërorin e tij të parë i shoqëruar nga Pele, i cili ishte vetëm 17 vjeç.

Pavarësisht se nuk kishte Pelen, i dëmtuar në fillim të turneut, Brazili marshoi drejt finales së Kupës së Botës në Kili. Gjysmëfinale ndaj vendasve, të cilët kishin bërë një punë të mirë, por kishin mbërritur me polemika pas të ashtuquajturës “Beteja e Santigaos” kundër Italisë. Ndeshja megjithatë, ishte një formalitet dhe Brazili fitoi 4-2, por me Garrincha të përjashtuar nga gjyqtari dhe kështu ai humbet finalen e madhe.

Me Pele  jashtë për shkak të një dëmtimi dhe Garrincha i përjashtuar, Konfederata Braziliane e Futbollit ishte në prag tëq një sulmi nervor. Ata morën masa për këtë çështje dhe kontaktuan kryeministrin e Brazilit, Tancredo Neves, i cili kontaktoi Stanley Rous, atëherë presidenti i FIFA-s, me telegram dhe iu lutën që Garrincha të falej, duke qenë se ai ishte një atlet i shkëlqyer dhe një person shumë i disiplinuar.

Disa orë para finales, përgjigja erdhi nga FIFA, Garrincha do të falej dhe do të merrte pjesë në finalen e Kupës së Botës, ku Brazili fitoi 3-1 ndaj Çekosllovakisë dhe fitoi Kupën e dytë të Botës, pa Pele, por me një Garrincha, i cili, pavarësisht se nuk shënoi gol atë ditë, ishte figura e qartë e ekipit të tij.

Garrincha, nga lavdia në varfëri të pandërprerë

Karriera e Garrincha, përveç dy Kupave të Botës, përbëhet nga pesë tituj të tjerë me Botafogo, tre kampinate të Cariocas dhe dy turne Rio-San Pablo. Ai kaloio nëpër Corinthians, Portiguesa, Junior, Flamengo, Red Star Paris dhe Olaria.

Tashmë larg gjykimeve, veset, të cilat tashmë kishin filluar të bënin të vetën në fund të karrierës së tij, u thelluan dhe përfunduan duke e shkatërruar. Ai kaloi nga romanca në romancë, gjë që i la gjithsej 14 fëmijë midis tyre që u njohën dhe atyre që iu dhanë. Alkoolizmi i tij u bë më i fortë dhe madje u dënua me burg për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimi i një aksidenti ku vdiq vjehrra, nëna e partneres së tij Elza Soaresm, e cila e braktisi për dhunë në familje.

I zhytur në varfëri dhe alkool, Garrincha kontraktoi cirrozë që përfundoi fatale. Ai vdiq më 20 janar 1983 në moshën 49 vjeçare. Homazhet e tij u bënë në stadiumin Brasilia, ku më pas u emërua Mane Garrincha për nder të tij./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!