Në shumë pjesë të botës së krishtirë, udhëheqëset femra të kishës nuk janë më të pazakonta. Por deri me tani, Toka e Shenjtë, nuk kishte parë një grua që të shugurohej.
Të dielën, një palestineze nga Jeruzalemi, Sally Azar, u bë pastorja e parë grua një ngjarje në kishën luterane në zemër të qytetit të vjetër, ku morën pjesë qindra dashamirës ndërkombëtar.
“U emocionova më shumë kur pashë euforinë e njërëzve. Është një ndjenjë e papërshkrueshme të ndërmarrësh këtë hap me mbështetjen e kishës”, tha Reverend Azar.
Të krishterët përbëjnë një pakicë në territoret palestineze, Izrael dhe Jordani. Shumica e të krishterëve këtu i përkasin Kishës Ortodokse Greke dhe Katolike Latine, të cilat nuk lejojnë gra priftërinj./abcnews.al