“Kur t’i them lamtumirë Manchester Cityt, të gjithë do të thonë se sa i mirë kam qenë. Por sot nuk bëhet fjalë për këtë, ne kemi nevojë për më shumë.”
Pep Guardiola fryn gjoksin dhe, në konferencë, flet për motivet që e gjallërojnë atë dhe Cityn e tij.
“Në Barcelonë fitova katër kampionate radhazi. Pastaj nuk isha më aq i uritur dhe Reali fitoi dy të tjerat. Qëllimi im është të sigurohem që kjo të mos ndodhë këtu, drejtuesit e dijnë dhe kjo është arsyeja pse ata më rinovuan kontratën.
Duke thënë këtë, më vjen keq për kritikët e mi, sepse ne do të mbetemi përgjithmonë në librat e historisë së Premier League për atë që fituam dhe për rekordet që thyem”, u shpreh Guardiola./h.ll/abcnews.al