PS dorëzon në Kolegj Zgjedhor 4 padi për rezultatin e 30 Qershorit. Bëhet fjalë për bashkitë Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë. Partia Socialiste kërkon shpërndarjet e mandateve për 4 këshillat bashkiakë.
Për këtë arsye selia rozë i kërkon Kolegjit të shprehet pasi Komisioni Qendror i Zgjedhje nuk mundi t’i shpërndajë mandatet. Për ta arritur këtë kërkohen 5 vota në KQZ, por kryetari i saj, Klement Zguri, voton kundër. Kryetarët e rinj të bashkive nuk mund të nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak./ABC News Albania 24/7