TIRANË – 40 mijë vitë historia e artit pamor vjen e përmbledhur në një botim. Shqipëruesi i kësaj vepre, Sokol Çunga rrëfen për ABC Neës detajet që shënjuan autorët dhe epokat e periudhave të ndryshme të historisë së artit pamor.
Ushqim syri dhe mendje, ka qenë për studiuesin dhe shqipëruesin e historisë së artit Sokol Çunga koha dedikuar përkthimit të historisë së artit.
“Jam ushqyer me ngjyrat dhe kam ushqyer edhe syrin përvec se mendjen.”
Historia e ilustruar e artit nga studiuesit më të njohur Britanik nis e ilustruar me një prej grave më të rëndësishme me Frida Kahlo.
“Numerikisht fermat në artet vizive janë më të pakta e kështu është e domosdoshme kur kemi mundësinë të theksojmë edhe elementin femëror në pikturë, por jo me hatër. Piktura e Frida Kalos është një kryevepër e saj dhe një kryevepër në përgjithësi” tha Çunga.
Kjo vepër është krijuar si një udhëtim në shekuj dhe epoka, përmes piktorëve dhe skulptorëve që shkruan historinë, vjen në shqip pas publikimit nga shtëpia botuese Britanike Dorys Kinskly.
Veçanti e këtij botimi është struktura e cila, vjen mjaft e qartë për lexuesin si një shëtitje argëtuese dhe informuese.
Sokoln Çunga në këtë rrugëtim pëlqen rilindjen e largët, humanizmin. Kjo histori arti është e pajisur edhe me një fjalorth për thjeshtëzimin e lexuesve ne terma.
Në këtë vepër koncepti për artin bizantin vjen ndryshe. Rrymat e mëdha artistike dhe pikturat që frymëzuan artistët vijnë në këtë botim përmes 5 epokave.
1 Antikiteti dhe mesjeta
- Rilindja dhe manierizmi
- Nga Baroku te neoklasicizmi
- Shekulli I XIX
- Epoka moderne
Arti është gjithnjë në zhvillim që nga çasti kur artistët e parahistorisë për së pari filluan të stolisnin shpellat e tyre, piktorët gjithnjë janë në kërkim të mënyrave të reja, për të paraqitur botën rreth tyre. Ndonjëherë ndonjë gjeni i vetmuar- një Xhoto, Leonardo apo Pikaso- çel udhën drejt shtigjeve të pa harruara më parë./abcnews.al


