Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova, 17 vite pas vdekjes së tij.
Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet e tyre si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit.
Ai tha se ishte i nderuar që të bashkëpunonte me të në ditët e para të lirisë së Kosovës.
“Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.
E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
/abcnews.al