Dhjetëra pasagjerë të një avioni të kompanisë ajrore kanadeze Air Canada kanë mbetur të plagosur gjatë fluturimit si pasojë e turbulencave të forta. Avioni ishte nisur nga Vankuver dhe drejtohej për në Sidnej, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Honolulu. Në bord ndodheshin 269 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit. Zëdhënësja e kompanisë ajrore konfirmoi për mediat se 35 pasagjerë kanë marrë plagë të lehta. Ndërsa sipas ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë të plagosurit rëndë janë 9./ABC News Albania 24/7
https://youtu.be/VwWk7MaK_eE