Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo ndoshta sot u takuan për herë të fundit në karrierën e tyre, në një ndeshje miqësore mes PSG-së dhe yjeve të kampionatit të Arabisë Saudite.
Legjendat fillimisht shtrënguan duart para fillimit të lojës dhe më pas u shfaqën për një kohë të shkurtër pranë njëri-tjetrit kur arbitri largoi nga fusha Juan Bernat i cili doli me karton të kuq.
Dhe në atë moment kamerat rrëmbyen fytyrën e Leo Messit, ai po shikonte Cristianon.
Një pamje që mund të thotë çdo gjë, por padyshim është shumë ekspresive. /G.D abcnews.al/