Opozita kritikon Kurtin për “mbrojtjen” ambasadorit të Kosovës në Kroaci

schedule16:49 - 19 Janar, 2023

schedule 16:49 - 19 Janar, 2023

Partitë opozitare në prishtnë kanë kërkuar sqaime nga qeveria Albin Kurti për qëndrimin që ka mbajtur ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet që është përfshirë në një aferë korruptive në slloveni.

Gjatë seacës parlamentare, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se teksa cështja e Berishajt është kthyer në një skandal, qeveria po qëndron e heshtur.

“Ka disa muaj që kjo Qeveri nuk po ka guxim ta trajtojë një virus të dëmshëm për shtetin. Ambasadorin Martin Berishaj. Qe 273 ditë për 9 muaj raportimet kanë ardhur duke u shtuar, akuzat duke u ngritur e duke gjetur rrugë deri te kryeministri e Lëvizja Vetëvendosja. Janë munduar që përmes heshtjes ta tejkalojnë këtë situate po gabojnë se vetëm po konfirmojnë se janë të përfshirë. Si i shkon për shtati ky skandal shtetit, që përveç që heshtet kalon edhe pa pasoja”

Edhe kryetari i LDK-së, lumir abdixhiku ka kërkuar sqarime nga qeveria kurti, se përse po i jep “ amnisti” berishajt teksa ai po dyshohet për korrupsion .

“I pari ka të bëjë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe gjithë amnestin bllanko të dhënë ndaj tij nga pushtetarë tanë. Ky ambasador duket që është i lidhur jo vetëm politikisht, por edhe financiarisht me mbrojtësit e tij. Sipas raportimeve tashmë të bëra publike, janë tërhequr nga ai në mes të Prishtinë 1. 4 milion euro para të gatshme kesh, këto para janë transferuar nga kompanie energjetike GEN, me seli në Beograd.”

Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të opozitës Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se kontratat e para me kompaninë GEN, kanë filluar në vitin 2008, derisa ato të fundit të nënshkruara nga pdk.

“Ajo çfarë ne e dimë është se kompania e ashtuquajtur serbe, GEN ka filluar të punojë në Kosovë në vitin 2008, kurse kontratat e fundit i kemi nënshkruar në vitin 2020, këto i ka nënshkruar Njazi Thaçi. Pra, e ka pruar PDK-ja GEN-in këtu. E dyta, ne e bëmë një komision hetimor për energjinë, për mua ishte e befasishme paraqitja e zotëri Berishaj para komisionit hetimor, gjithë ato përshëndetje, lëvdata para njëri-tjetrit pa pyetje. Kjo ishte e turpshme. Cilat ishin gjetjet e komisionit hetimor, asgjë”,

Kryeministri i kosovës nuk ishte iui pranisëm në sallë, teksa në vendin e tij Deputetët e PDK-së vendosën një pankartë me mbishkrimin “ Unë i besoj Martin Berishajt”

Partitë opozitare shpesh herë kanë hedhur dyshime se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja vjosa osmani mund të jenë të përfshirë në skandal. Kjo pasi mediat sllovene patën raportuar se 14 milionë euro që janë hedhur në fushatën Kurtit , të financuara nga nga kompania energjetike sllovene GEN./abcnews.al