Kremlini ka thënë se sa më shpejt Ukraina të pranojë kërkesat e Rusisë, përkatësisht pretendimet e Moskës për territorin ukrainas në lindje dhe jug të vendit, aq më shpejt mund të përfundojë lufta.
Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj “në një mënyrë ose në një tjetër”, duke shtuar se Kievi do të ishte më mirë të pranonte pozicionin e Rusisë dhe të vendosej në tryezën e bisedimeve.
Ukraina është zotuar të luftojë derisa Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj nga vendi.
/abcnews.al