Sot në orën 17:00, do të luhet finalja e Kupës së Gjirit ndërmjet Irakut dhe Omanit, dhe disa orë para ndeshjes, tifozët janë turrur jashtë stadiumit duke shkaktuar një rrëmujë të paprecedentë dhe për këtë arsye, janë plagosur dhjetëra persona, ku madje ka pasur edhe humbje jete.
Ndeshja luhet në stadiumin ndërkombëtar të Basrës, i cili ka një kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe disa mijëra njerëz pa bileta u mblodhën para stadiumit pa bileta për të tentuar të hynin në stadium 10 orë para ndeshjes, por fatkeqësia nuk u shmang.
Ministria e Brendshme e Irakut u tha spektatorëve pa bileta të shpërndaheshin për të mos krijuar rrëmujë dhe turmë, por ata nuk e konsideruan këtë gjë. Shumë persona kanë mbetur të plagosur nga rrëmuja, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i viktimave. Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se deri më tani 1 person ka humbur jetën, por sipas disa raportimeve ky numër është shumë më i lartë./ h.ll/abcnews.al
At least 1 dead, 60 injured in Iraq football stadium stampede
Crush took place outside stadium in Basra ahead of Arabian Gulf Cup final between Iraq, Oman https://t.co/vW1sNGOgVH pic.twitter.com/Y7w9mY1ILE
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) January 19, 2023
#Iraq :Thousands of Iraqi fans around #Basra stadium 10 hours before the kickoff of the #arabiangulfcup final match Iraq v Oman pic.twitter.com/YBzietR901
— Ali Al Shouk (@alialshouk) January 19, 2023
Reports about death of an Iraqi football fan and others were injured because of crowd crush outside gates of #Basra stadium pic.twitter.com/sEZQnvaDga
— Ali Al Shouk (@alialshouk) January 19, 2023