Policia spanjolle ka arrestuar në Barcelonë dhe Madrid dy persona që drejtonin një organizatë kriminale dhe që ishin arratisur nga Shqipëria pasi akuzoheshin për krime si armëmbajtje pa leje, lënde plasëse apo dhe të pastrimit të parave, sipas mediave të vendit.
Nga informacionet e marra në nëntorin e kaluar, hetuesit mësuan për praninë në Spanjë të dy shqiptarëve dhe pas disa përpjekjesh ndaj tyre u lëshuan përmes Interpolit dy urdhër-arreste, sqaruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Ngjarjet për të cilat ata akuzohen datojnë në vitin 2021 në Shqipëri, ku organizata kriminale e drejtuar nga të arrestuarit tani po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në një rrjet trafiku droge.
?Detenidos 2 fugitivos que habían huido de #Albania acusados de los delitos de tenencia de armas, tenencia de explosivos y blanqueo de capitales
? A ambos les constaban órdenes de búsqueda internacional y planeaban asesinar a miembros de una organización criminal rival pic.twitter.com/1dX6COGUc2— Policía Nacional (@policia) January 19, 2023
Gjatë një hetimi, të arrestuarit kishin urdhra kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria ku lidheshin me zbulimin e lëndëve plasëse dhe armëve të tipit C-4.
Ata dyshohet se kishin planifikuar të vrisnin disa anëtarë të një organizate kriminale duke përdorur eksplozivë me telekomandë dhe u larguan nga Shqipëria për shkak të krimeve të organizuara.
Një prej të arrestuarve, lidhur me zbulimin në Shqipëri të lëndëve plasëse dhe armëve të zjarrit, po hetohej në Spanjë për këto aktivitete të paligjshme pasi u gjetën tre armë zjarri, dy silenciatorë dhe disa gëzhoja, të gjitha të fshehura mes rrobave.
Pas përpjekjeve të ndryshme, ai ka mundur ta lokalizojë atë në Turqi me qëllim që të kthehet në Barcelonë, ku banonte aktualisht dhe ku u arrestua gjatë uljes në aeroportin e Barcelonës.
I dyti nga të arrestuarit, i lidhur edhe me aktivitete të paligjshme në Spanjë si trafik droge dhe falsifikim dokumentesh, ndodhej në qendër të Madridit, ku pas një operacioni të kujdesshëm policor për shkak të rrezikshmërisë së tij të veçantë, u arrestua.
/abcnews.al