Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Gjermani, pasi u kap në makinë me 2.7 kilogram kokainë.
Ngjarja ka ndodhur në datën 16 janar, ndërsa shqiptari i kishte thënë patrullës së policisë së do të vizitontë një mik në Amsterdam, ndërsa nuk kishte asnjë dokument me vete, madje edhe patentën e kishte të falsifikuar.
Gjatë kontrollit të makinës, policia federale gjati dhe sekuestroi tre pako me peshe 2.7 kilogram kokainë.
Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim ku do të pritet vendimi i gjykatës.r.t/abcnews.al