Vuçiç: Do të ishim kampionë nëse e njohim pavarësinë e Kosovës

schedule17:35 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 17:35 - 12 Dhjetor, 2017

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, theksoi se vendi i tij do të ishte kampion në mbrojtjen e të drejtave të pakicës dhe në gjyqsor nëse i vendos sanksione Rusisë dhe nëse njeh pavarësinë e Kosovës. Këtë deklaratë ai e dha në Paris ndërsa po komentonte hapjen e dy kapitujve në negociatat me BE-në.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nga Parisi ku ndodhet si pjesëmarrës në samitin për ndryshimet klimatike, dha një deklaratë shumë të pazakontë. Vuçiç tha se nëse Serbia do t’i vendoste sanksione Rusisë dhe në të njejtën kohë do të njihte pavarësinë e Kosovës do të ishte “kampion në mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare dhe në të njëjtën ditë do të lulëzonte gjyqësori i pavarur e efikas”. Kjo është raportuar nga mediat e Beogradit.
Kreu i Shtetit u shpreh në këtë mënyrë ndërsa po komentonte hapjen e dy kapitujve në negociatat me Bashkimin Europian për anëtarësimin e vendit. “Dy kapitujt – dy kapitujt që duan t`i hapin, faleminderit, dhe kjo është e gjitha”, tha Vuçiç.
Në samitin për ndryshimet klimatike që zhvillon punimet në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron do të mirëpresë më shumë se 100 udhëheqës botërorë, duke përfshirë këtu edhe Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit e sheh pjesëmarrjen në këtë event si mundësi për t’u takuar me homologun e tij francez, i cili për momentin llogaritet si një nga dy figurat më të rëndësishme politike në Europë dhe me shumë ndikim në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!