Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia me 14 të vdekur, Ukraina nis hetimet për rrëzimin e helikopterit

schedule13:53 - 18 Janar, 2023

schedule 13:53 - 18 Janar, 2023

Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës (SBU) kanë nisur hetimet për rrëzimin e helikopterit në periferi të Kievit, Brovary, që vrau të paktën 14 persona, përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës.

Sipas SBU, janë duke u shqyrtuar disa versione të tragjedisë, duke përfshirë “shkelje të rregullave të fluturimit, mosfunksionim teknik të helikopterit, veprime të qëllimshme për të rrëzuar helikopterin”.

Asnjë zyrtar ukrainas nuk ka reaguar deri më tani për shkakun e aksidentit ajror. Më herët, presidenti ukrainas e quajti ngjarjen një tragjedi, në një reagim të ndjerë në Twitter.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!