Vetëm dy ditë pasi Shqipëria i dorëzoi notë verbale Britanisë së Madhe për gjuhën e përdorur nga ministri britanik Robert Jenrik kundër emigrantëve shqiptarë, ky i fundit duket që nuk është penduar. Në një intervistë për mediat britanike, ministri i emigracionit deklaroi se ai thjeshtë po bene punën e tij, duke punuar në mënyrë “konstruktive” me qeverinë shqiptare.
“Nuk jam penduar për videon, është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare, ashtu siç jemi duke bërë. Duhet të jemi në gjendje të dallojmë diasporën shqiptare, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht me gomone.”
I pyetur nga prezantuesi nëse deklarata e tij, ku ai bënte thirrje “për të kapur shqiptarët, për t’i ndaluar ata, për t’i vendosur në avionë e për t’i kthyer mbrapsht”, ishin pjesë të komunikimeve zyrtare të londrës me Tiranën, Jenrick u përgjigj:
“Ajo që është thelbësore këtu është që ata individë që vijnë këtu ilegalisht të hiqen zyrtarisht nga oficerët e mi të zbatimit të imigracionit dhe të kthehen në vendet e tyre.Është absolutisht e drejtë që qeveria të ketë një ë qëndrim shumë të fortë në lidhje me këtë. Në vumë re një numër shumë të lartë të shqiptarëve që erdhën ilegalisht. Shqipëria është një vend i sigurt!”
Ministri britanik tha se zhvillimet e fundit nuk do ta pengojnë atë që të vazhdojë punën e tij për debimin e emigrantëve. Megjithatë prezantuesi i emizionit, Nick Ferrari, dënoi gjuhën disktiminuese:
”Unë nuk dua të zgjatem duke ju kundërshtuar, por po e mbyll thjesht duke thënë një gjë. Ka një notë verbale ndaj Britanisë nga ana e Shqipërisë dhe kjo, qartësisht tregon se ata nuk e mendojnë se është një bashkëpunim konstruktiv.”
Ministri i Shtetit britanik për Emigracionin, Robert Jenrick, disa ditë më parë publikoi një video ku shfaqej në qendrat për “kthimin e emigrantëve”, ku u ka bërë thirrje të gjithë autoriteteve britanike, që të “gjejnë shqiptarët, t’i arrestojnë ata”. Mbi këtë, ka reaguar ministrja shqiptare për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e ka cilësuar deklaratën shokuese. Pas kësaj xhacka thirri në takim ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith, ku i dorëzoi “Notë Verbale”. /abcnews.al