Kupa e Shqipërisë do të vazhdojë sërish ditën e sotme, me tre ndeshje tepër interesante.
Në orën 13:00 do të luhen dy sfida, ku në Fier Apolonia do të presë verilindorët e Kukësit, dhe Skënderbeu do të presë Egnatian.
Në pesë ndeshjet e fundit direkte, Apolonia nuk ka fituar asnjëherë ndaj Kukësit, ku ka 1 barazim dhe katër humbje. Nga ana tjetër, Skënderbeu nuk tregon statistika të mira ndaj klubit rrogozhinas, pas në katër përballje, Egnatia ka dy fitore, 1 humbje dhe 1 barazim.
Në orën 16:00 do të luhet sfida e fundit, ajo mes Erzenit dhe Teutës. Durrsakët shihen si favoritë për të fituar. Në 5 ndeshje direkte së bashku, Teuta ka tre fitore me nga tre gola te shënuar për çdo ndeshje, 1 humbje dhe një barazim pa gola./ h.ll/abcnews.al