51 ditë pas dorëheqjes së presidentit Andrea Agnelli dhe të gjithë bordit drejtues të Juventusit, sot bëhet qeverisja e re bardhezi. Në fakt, mbledhja e aksionerëve të klubit po mbahet në stadiumin Allianz për emërimin e bordit të ri të drejtorëve.
Ndër të parët që foli, ishte Nedved duke dhënë lamtumirën.
“Nuk kam folur shpesh, por sot më duket e drejtë të them lamtumirë për t’ju falenderuar të gjithëve. Kur erdha këtu isha një lojtar i ri, tani jam një menaxher në moshë të mesme. Çdo moment i jetës sime te Juventus meriton shumë falenderime.
Në vitin 2001, kur mbërrita në këtë realitet të ri, falë mbështetjes së drejtuesve, të shokëve të skuadrës, të cilët janë sjellë me mua si një familje. Ky klub është jo vetëm një nga më të rëndësishmit, por edhe një nder për këdo që mund ta përfaqësojë. Vitet e para ishin një shkollë e shkëlqyer, munda të lidhesa me profesionistë dhe menaxherë të nivelit më të lartë. Çdo ditë unë munda të mësoj diçka. Më pas u bëra nënkryetar dhe jam shumë krenar për këtë.
Një punë e përditshme e përbërë nga takime, por mbi të gjitha nga pasioni. Që nga dita e parë e trajnimit tim e deri më sot, mbizotëronte vetëm pasioni. Faleminderit presidenti, faleminderit juve për miqësinë tonë edhe jashtë punës. Mendoj mbi të gjitha ndeshjet tona, ku u argëtuam, luftuam, ku lidhja jonë, bashkimi ynë u forcua. Për mua ishte vendimtare në punën tonë. E di sa shumë e doni Juventusin, sa sakrifica keni bërë, sa keni qenë një lider për të gjithë ne. Ishte nder të isha pranë jush, faleminderit president, faleminderit të gjithëve”, ka thënë Nedved në emocione./ h.ll/abcnews.al