Gavi ka lindur në Sevilla dhe e filloi karrierën e tij në akademinë e Betis.
Në prill 2014, mesfushori, atëherë nëntë vjeç, tregoi talentin e tij gjatë finales së Turneut të Fëmijëve kundër ekipit të fëmijëve të Barcelonës. Atë ditë ai shënoi 4 gola dhe bëri 1 asist, dhe falë tij skuadra mori titullin.
Gazetari katalanas Josep Capdevila foli me trajnerin e akademisë David Sanchez, i cili tregoi sesi Gavi ishte në gjendje të bënte përshtypje të gjithë stafin stërvitor të kundërshtarëve:
“Pablo bëri atë që mund të bëjë Pablo. Ai ishte dhe është ende një lojtar që nuk dëshiron të humbasë kurrë topin, ai dha të gjithë talentin e tij për t’i shërbyer ekipit të tij.
Nuk na dha topin, e kthente vazhdimisht, i shpëtoi presionit, duke sakrifikuar gjithçka. Nuk mund ta ndalonim. Dhe të katër golat u shënuan ndryshe.
Një vit më vonë, Barcelona nënshkroi me Gavin.
Pas vetëm 9 vitesh, Gavi tashmë ka arritur atë që shumë lojtarë të rinj vetëm mund ta ëndërrojnë.
Këtë verë klubi do t’i japë atij fanellën legjendare me numrin 6 të mbajtur nga Xavi. /G.D abcnews.al/