Gjatë vitit 2022 shqiptarët e përdorën më shumë internetin krahasuar me një vit më parë. 82,6% e popullsisë nga grup-mosha 16-74 vjeç, patën akses në internet, nga të cilët 91,6% e përdorin disa herë gjatë ditës.
Bazuar në të dhënat e fundit të INSTAT, qytetarët shqiptarë po blejnë më shumë online. Gjatë vitit 2022, blerjet “online” janë kryer nga 34,7% e popullsisë së grup-moshës 16 – 74 vjeç. Produktet dhe shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba, këpucë, aksesorë me 90,8%, ndërsa rritjen më të lartë e kanë shënuar produktet kozmetike me 18,9 pikë përqindje.
Përgjatë vitit 2022 ka pësuar rritje përdorimi i internetin për shërbimet publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve, dokumentet zyrtare, shërbimet arsimore publike. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “shkarkimi apo printimi e formularëve zyrtarë” me 37,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021.
Nga ana tjetër, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit dhe që kanë pësuar rritje janë: dërgimi dhe marrja e email-it, për të lexuar lajme online si dhe pjesëmarrja në konsultime apo votime online për çështje shoqërore apo politike.
Përgjatë vitit 2022, 96,5%, e familjeve shqiptare patën akses në internet krahasuar me 88,3% të një viti më parë.
Përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 91,6% të individëve, që përdorin internet disa herë gjatë ditës, ndjekur nga ata që e përdorin çdo ditë me 7,0% dhe 1,2% ata që përdorin internetin të paktën një herë në javë.
Në vitin 2022 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje. Interneti është përdorur më shumë gjatë 2022 edhe nga të moshuarit. Individët e grup-moshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 36,9%, tregues i cili është zvogëluar 14,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021.
99,9% e individëve kanë përdorur aparat celularë për të hyrë në internet gjatë 2022. Ndërkohë 23,5% e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit, 20,8% nëpërmjet kompjuterit dhe 13,1% nëpërmjet tabletit.
TABELAT
PAJISJET E PËRDORURURA PËR INTERNETIN 2021-2022
Pajisja 2021 2022
Aparat celular 98,7 % 99 %
Laptop 22,8 % 23,5 %
Kompjuter 17,7 % 20,8%
Pajisje të tjera 3,9 % 4,1%
PËRDORIMI I E-QEVERISJES 2022
Marrjen e informacionit nga faqet e internetit 51,4 %
Shkarkimi apo printimi i formularëve zyrtarë 60,5 %
PËRDORIMI I INTERNETIT DISA HERË GJATË DITËS
Grupmosha Përqindja
16-24 vjeç 19.6%
25-34 vjeç 25.6%
35-44 vjeç 18.6%
45-54 vjeç 15.7%
55-64 vjeç 13.9%
65-74 vjeç 6.5%/abcnews.al/