Sot janë luajtur 5 sfidat e Kupës së Shqipërisë, të cilat kanë edhe një ndeshje kthimi.
Partizani nuk e ka diskutuar fitoren ndaj Korabit në shtëpinë e këtyre të fundit, ku “demat e kuq” fituan me rezultatin 1-3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ku autori i golit ishte Skuka në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë ishte përsëri Skuka, ku në minutën e 53-të shënoi të dytin. Më pas Beshiraj ngushton rezultatin në 1-2, por Murataj vulos sfidën në minutën e 81-të, duke çuar rezultatin në 1-3.
Tirana nga ana tjetër ka fituar pastër ndaj Lushnjës me rezultatin 0-3. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Patrick ishte autori i dy golave, përkatësisht në minutën e 11-të dhe të 20-të, ndërsa goli i tretë erdhi nga Hila në të 23-tën.
Dinamo është thyer në shtëpi nga Kastrioti me rezultatin 1-3. Ekipi kryeqytetas kaloi i pari në avantazh me anë të Danaj, por Kastrioti e përfundoi intervalin e pjesës së parë në barazim 1-1 pas golit të Hasanit në minutën e 13-të. Në pjesën e dytë për Kastriotin shënoi Zogaj në minutën e 51-të dhe Arapi në të 90-tën./h.ll/abcnews.al
Rezultatet e ndeshjeve të para të Kupës së Shqipërisë: