Historia tragjike përsëritet, pilotja e avionit që u rrëzua humbi jetën në të njëjtën mënyrë si bashkëshorti i saj

schedule22:34 - 16 Janar, 2023

schedule 22:34 - 16 Janar, 2023

Anju Khatiwada, ndihmës-pilotja e  fluturimi të Yeti Airlines që u rrëzua të dielën , ishte e martuar me një pilot me të njëjtën linjë ajrore dhe i cili u vra në një aksident avioni 16 vjet më parë, raportoi Reuters.

Përplasja e së dielës ishte më vdekjeprurësja në vendi në tre dekada, duke lënë 68 të vdekur. Aeroplani u rrëzua pranë aeroportit Pokhara, sipas Reuters , dhe në të ndodheshin 72 persona.

Dyshohet se Khatiwada ka vdekur, por trupi i saj nuk është identifikuar, tha zëdhënësi i Yeti Airlines, Sudarshan Bartaula për Reuters.

Trupi i kapitenit të fluturimit, Kamal KC, është identifikuar, sipas agjencisë së lajmeve.

Përfaqësuesit e Yeti Airlines nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Insider për koment. Familja e Khatiwada nuk mund të kontaktohej menjëherë.

Zëdhënësi konfirmoi për Reuters se burri i Khatiwada, Dipak Pokhrel, vdiq në vitin 2006 kur një aeroplan pasagjerësh Yeti Airlines u rrëzua në Jumla.

“Ajo kryu shkollën e aviacionit me paratë që mori nga sigurimi pas vdekjes së burrit të saj,” tha Bartaula për Reuters.

Khatiwada iu bashkua linjës ajrore në vitin 2010, katër vjet pasi burri i saj vdiq kur avioni me të cilin po fluturonte u rrëzua pak para uljes, sipas Reuters.

Përpara rrëzimit të së dielës, 273 njerëz kishin humbur jetën në përplasjet ajrore në vend që nga viti 2000, sipas një raporti të Reuters. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!