Sipas Corriere dello Sera, e ardhmja e Massimiliano Allegrit si trajner i Juves nuk është aq e qëndrueshme sa duket. Gjithçka ndryshoi pas humbjes nga Napoli.
Drejtimi i ri i klubit beson se nëse Bianconerët nuk futen në top katërshe në fund të sezonit, atëherë ata mund të ndahen me trajnerin.
Shumëçka do të varet nga mënyra sesi skuadra e Allegrit do të reagojë ndaj humbjes. Në ndeshjen e radhës Juve do të luajë në shtëpi me Atalantën. /G.D abcnews.al/