Kapet pas një viti kërkim 55-vjeçari Nik Lulashi, i dyshuar për vrasjen e fqinjit të tij Tahir Bajraktari një vit më parë në Tropojë. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative 55-vjeçari është arrestuar në fshatin Bregu i Lumit, në Dukagjin. Ngjarja për të cilën akuzohet i arrestuari, ka ndodhur më 18 Shtator të vitit të kaluar, në bjeshkën e Doberdollit, Tropojë.
Tahir Bajraktari qellua për vdekje me armë zjarri ne shtëpinë e tij të pushimit, pas një konflikti për pagesën që i jepte autorit për t’u kujdesur për shtëpinë e tij të pushimeve. Mbi të arrestuarin Nik Lulashi rëndojnë akuzat “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ./ABC News Albania 24/7