Mbreti Charles dëshiron që të shmang një konflikt kokë më kokë me djalin e tij të dytë, Harry-n. Sipas shtypit britanik, gjithçka ka nisur nga publikimi i librit me kujtime të Dukës së Sussex-it me titull “Spare”. Trashëgimtari i Elizabeth dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me djalin e tij, siç raporton Tom Boëer, gazetar i gazetës britanike “Daily Mail”.
Mbreti Charles e di më mirë se kushdo që Duka i Sussex-it mund të zbulojë shumë për martesën e babait të tij me Princeshën e ndjerë Diana, kjo është arsyeja pse ai i frikësohet djalit të tij, komenton Boëer. Çifti mbretëror i Britanisë së fundmi organizoi një darkë private në Clarence House, me të ftuarit që shprehën habinë e tyre për hezitimin e mbretit Charles për t’ju kundërpërgjigjur pas zbulimeve të djalit të tij në librin bombë të botuar javën e kaluar.
Mbreti Charles u ka treguar mysafirëve të tij se do të preferonte të shmangte një grindje të ashpër me ‘rebelin e pallateve britanike’ flokëkuq. Burime nga pallati britanik thonë se Mbreti i Britanisë ndoshta do të injorojë tradhtinë e djalit të tij Harry, komenton botimi britanik.
Kujtojmë se, në faqet e librit të tij, djali i dytë i Mbretit Charles ka bërë shumë akuza për Pallatin Buckingham, duke njollosur imazhin e familjes mbretërore britanike, ndërsa zbulon ndjenjat e tij të vërteta për Camilla, gruan që zëvendësoi nënën e tij dhe ishte në krah të babait të tij. Megjithatë, nuk është rastësi që orët e fundit ka pasur raportime të ndryshme që pretendojnë se Mbreti Charles do të kërkojë “pajtimin” me çiftin Sussex dhe do të pranojë gabimet e tij.
Publikimi i kujtimeve të Harry-t vjen rreth tre muaj e gjysmë përpara kurorëzimit të Charles dhe ditëlindjes së katërt të Archie, djalit të Harry-t dhe Meghan-it./abcnews.al