Rrëzimi i avionit në Nepal, gjenden kutitë e zeza

schedule08:57 - 16 Janar, 2023

schedule 08:57 - 16 Janar, 2023

Një zyrtar i aeroportit të Katmandu tha se të dy kutitë e zeza, regjistruesi i zërit të pilotëve dhe regjistruesi i të dhënave të fluturimit -të Yeti Airlines ATR 72 që u rrëzua ditën e djeshme janë gjetur në kryeqytetin e Nepalit.


Kombi aziatik shpalli ditën e sotme zi kombëtare, një ditë pas katastrofës së tij më vdekjeprurëse ajrore në tre dekada, me të paktën 68 nga 72 personat në bord të konfirmuar zyrtarisht të vdekur ndërsa vazhdojnë kërkimet.

Avioni u rrëzua rreth orës 11:00 dhe mori flakë. Kjo është tragjedia më vdekjeprurëse në historinë e vendit, pas vetëm shtatorit të vitit 1992, kur një Airbus A300  i International Airlines me 167 persona në bord u rrëzua në aeroportin Katmandu.

Sipas informacioneve, në avionin ndodheshin 57 shtetas nga Nepali, 5 indianë, 4 rusë dhe 2 shtetas të Koresë së Jugut dhe nga 1 nga Argjentina, Irlanda, Australia dhe Franca.

Sipas policisë, qëllimi i operacionit të sotëm, i cili u ndërpre dje për shkak të errësirës, ​​është nxjerrja e trupave të pesë viktimave, si dhe konstatimi i fatit të pjesës tjetër.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!