43 vjeçari Andrea Dervishi që mbeti i bllokuar gjatë gjithë natës në malet e Gramshit është shpëtuar nga forcat RENEA. Ai kishte shkuar me miqtë e tij për të vizituar vendet turistike por më pas mbeti i bllokuar midis shkëmbinjve për shkak të terrenit të vështirë në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”.
Operacioni për shpëtimin u ndërpre mbrëmë për shkak të errësirës dhe atij iu desh ta kalonte natën në një shpellë. Ditën e sotme është bërë i mundur lokalizimi i tij dhe u gjet në gjendje të mirë shëndetësore nga forcat Renea. Siç shihet dhe në video, ai është dërguar më pas në spital për disa kontrolle.
/abcnews.al


