E bukur, tërheqëse dhe e suksesshme, Beyonce kudo që shkon nuk ka si të mos e marrë vëmendjen. Por këtë herë bujën në media nuk e ka patur e vetme.
37 vjeçarja është shfaqur në premierën e filmit “The Lion King” bashkë me vajzën e saj Blue Ivy.
Veshjet e tyre u bënë kryefjala e mediave rozë, jo vetëm sepse dukeshin rrëzëllitëse por edhe sepse ishin të kombinuara me njëra tjetrën.
Me një xhaketë fustan të përshtatur me sandale dhe bizhuteri të rënda ylli I popit e përshkoi tapetin e kuq bashkë me 7-vjeçaren.
Beyonce është pjesë e filmit “The Lion King” ku me zërin e saj interpreton luaneshën Nali dhe këndon “Can You Feel Love Tonight”.
Tv Klan