Titulli për Milanin mbetet ëndërr.
Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Lecce.
Ndeshja nisi keq për të besurit e Piolit pasi Hernandez realizoi autgol në minutën e 3′.
Por nuk mbaroi me kaq, pasi vendasit realizuan me Baschirotto 23′ duke e mbyllur pjesë e parë me disavantazhin 2-0.
Në pjesën e dytë Milan ndryshoi fytyrën duke realizuar 2 gola me Leao 58′, Calabria 71′, duke marrë kështu vetëm 1 pikë.
Pas 18 javësh, Milani renditet i 2 me 38 pikë, 9 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli. /G.D abcnews.al/