Merkatoja e janarit mund të jetë vendimtare për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.
Sulmuesi italian është ende në bisedime për rinovimin e kontratës me klubin kryeqytetas, por palët ende nuk kanë gjetur një marrëveshje.
Atletico Madrid, Tottenham, Dortmund dhe Juventus janë klubet që kanë shprehur interes për shërbimet e Zaniolos. Së fundmi, në garë është futur edhe klubi anglez i Newcastle, që po përgatitet të bëjë një ofertë të konsiderueshme për italianin.
Bardhezinjtë duket se Depay po u rrëshket nga duart dhe Zaniolo shihet si plani B. Sipas “Calciomerkato”, Newcastle është duke përgatitur një ofertë prej më shumë se 40 milionë euro për ta bindur Romën të heqë dorë nga ylli i tyre./ h.ll/abcnews.al