Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë spotin publicitar të një prej emisioneve më të famshëm në botë mbi thesaret e tokës në knalin BBC WORLD NEWS, i cili do të shfaqë më 21-22 janar “Mrekullitë e Shqipërisë”.
Rama shton se kjo ishte diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria Turistike nisi të marrë formën që po i jepet vit pas viti.
Ky emision me autore Bettany Hughes është mjaft i shikuar në botë me gati gjysmë miliard shikues në Botë.
Në episodin e parë që do të transmetohet më 21 janar, Hugnes do të udhëtojnë në Shqipërinë malore, për të zbuluar qytetet epike e kala, vende arkeologjike dhe histori e kulturë të larmishme sipas asaj që shkruhet në faqen e BBC-së.
Postimi i Ramës: