“Sistemi SMIP një arritje”, Kushi: Ndërkombëtarizimi dhe kërkimi shkencor prioritet për arsimin e lartë

schedule11:29 - 12 Janar, 2023

schedule 11:29 - 12 Janar, 2023

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në fjalën e saj në konferencët për mediat mbi arritjet, sfidat dhe projektet, ka komentuar edhe ligjin për arsimin parauniversitar, i cili sipas saj është gati.

Kushi shtoi se një nga arritjet më të mëdha është implikimi i sistemit SMIP.

Sa i përket arsimit të lartë, ministrja u shpreh prioritet mbetë ndërkombëtarizimi dhe kërkimi shkencor.

Pjesë nga fjala e Kushit:

Vitin e ardhshëm, ligji për arsimin parauniuversitar është gati për të kaluar në qeveri dhe parlament.

Sistemi SMIP, është një nga arritjet më të mëdha. Është një app që kushdo mund ta ketë në telefona. Sfida jonë në fund të këtij viti është që çdo prind të mund te printojë dëftesën në fund. Cdo muaj prindërit do të marrin nga një letër për ecurinë e fëmijës.

Këshillimi i Karrierës do të fillojë që në 9 vjeçare.

Rankimi i gjimnazeve është një tjetër sfidë, qëllimi është të përmirësohemi, tga dimë ku jemi dhe të nxisim përmirësimin.

Zbatimi i programit “Art zeje” dhe “sport”. Kemi blerë bazën materiale që do të mundësojë gjallërin e këtij programi.

Zgjerimi i projektit TIK. Me financimin e Bankës Botërore do të kemi 200 shkolla në shtator, për ato që mbesin do të vazhdojnë në 2024 e në vazhdim.

Arsimi i lartë:

Prioritet mbetet ndërkombëtarizimi. Bashkëpunimi me universitet e tjera sjell rritjen e cilësisë në arsim dhe i japim mundësi studenteve të studiojnë në Shqiëeri, të qëdrojnë këtu dhe të marrin një diplomë si jashtë vendit.

Kemi 19 programe studimi që ofrohen tanimë në gjuhën agleze, sfidë për të pasur studentë që vijnë nga Rajoni.

Kemi dhe 23 aplikime të reja për të filluar vitin e ardhshëm në gjuhën angleze.

150 milion leke për grantin e mesimdhënies, dhe 218 milion për infrastrukturën.

Kërkimi shkencor ështrë3 prioritet, i cili është edhe një një sugjerim nga KE në progres raport. Kemi pasur rritje nga vitit në vit sa i përket kërkimit shkencor. 

Mbështetja studentore:

Kemi bursat me të mëdha ndonjëhër, bursa sa paga minimale për ekselentët, për ata që fitojnë olimpiade, por edhe për të gjitha ata studente qe zgjedhin programet elitare, duke filluar nga mësuese, bujqësia dhe të tjera.

Priortitet për arsimin e lartë:

Ndërkombëtarizimi, jemi duke punuar për ligjin për shkencën, rankimi i institucioneve të arsimit të lartë, strategjia për kërkimin shkencor, profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe kredia studentore dhe kredia institucionale.

Sporti:

Edhe sporti, jemi dëshmitar vitin 2022 kemi patur rezultate te larta që vijnë si pasoje enje ëmendje të shtuar dhe mbështetje konkrete.

Kemi ngritur organet e sportit, ku diskutojmë dhe marrim vendime të rëndësishme.

Pragrami i ekipeve sportive. Femijët mos të rrijnë vetën ne telefona, kemi 700 ekipe sportiv, 10 mije nxënës të angazhuar.

Kemi rritur numrin e klasave sportive dhe disiplinat.

44 medalje per sportistet elitare që i kemi shpërblyer. Nga 7 ne vitin 2021, 44 këtë vit.

Biblotekë zanore, për nxënësit në Tiranë. Ky është edhe një mesazh solidariteti.

Për vitin 2023 lajmi i mirë ishte plani për ndërtimi i 3 stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë.r.t/abcnews.al