Zelensky iu heq nënshtetësinë aleatëve të Putinit

schedule08:55 - 11 Janar, 2023

schedule 08:55 - 11 Janar, 2023

Presidenti Volodymyr Zelenskiy i ka hequr nënshtetësinë ukrainase katër figurave politike, përfshirë politikanin pro-Kremlinit, Viktor Medvedchuk, i cili u transferua në Rusi vitin e kaluar në një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve, raporton Reuters.

“Kam vendosur tu heq shtetësinë katër personave: Andriy Leonidovych Derkach, Taras Romanovych Kozak, Renat Raveliyovych Kuzmin dhe Viktor Volodymyrovych Medvedchuk,” tha Zelenskiy në fjalimin e tij.

“Nëse deputetët zgjedhin t’i shërbejnë jo popullit të Ukrainës, por vrasësve që erdhën në Ukrainë, vendimi jonë është i duhur.”

Medvedchuk, një aleat i ngushtë i liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, udhëhoqi partinë e ndaluar opozitare pro-ruse dhe u përball me akuza për tradhti përpara se të transferohej në Moskë në shtator 2022.

Si Kozak ashtu edhe Kuzmin u zgjodhën në parlamentin ukrainas si anëtarë të partisë së Medvedchukut.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Kozakut në janar të 2022, pronarit të tre kanaleve televizive, për përhapjen e dezinformatave ruse, pasi Kievi kërkoi arrestimin e tij me akuzën e tradhtisë. Derkach, një ligjvënës ukrainas i sanksionuar gjithashtu nga Uashingtoni, u akuzua në Shtetet e Bashkuara në dhjetor për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve.

Ai u akuzua se ndihmoi Rusinë të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!