Bayern Munich po stërvitet në Doha në pritje të fillimi të Bundesligës teksa një raport interesant vjen nga Bild.
Sipas gazetës gjermane, gjërat në dhomat e zhveshjes janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë, ndërsa Julian Nagelsmann ka qenë në krye të skuadrës. Kjo, supozohet për shkak të ndryshimit të qëndrimit të trajnerit dhe mënyrës se si komunikon me lojtarët.
Një gjë e veçantë që Nagelsmann bënte më parë, por nuk e bëri më është të fliste kaq shumë me Thomas Muller, Manuel Neuer dhe Joshua Kimmich. Sipas Bild, tani Nagelsmann është hapur në linjat e komunikimit dhe bisedon me të gjithë në vend të vetëm “tre të mëdhenjve”.
Në fillim, trajneri foli pothuajse ekskluzivisht me Thomas Muller, Manuel Neuerdhe Joshua Kimmich, gjë që shkaktoi pakënaqësi te disa lojtarë. Nagelsmann tani flet rregullisht me të gjithë lojtarët.
Një ndryshim i vogël që sipas informacioneve të BILD u prit shumë mirë nga skuadra. /G.D abcnews.al/