Si kursejnë paratë njerëzit e pasur, ndiqni këshillën e tyre dhe do të keni gjithmonë para

schedule14:52 - 10 Janar, 2023

schedule 14:52 - 10 Janar, 2023

Sipas një sondazhi me 1,200 investitorë, të publikuar nga Millionaire Corner, një e treta e njerëzve me një vlerë neto prej më shumë se pesë milionë dollarësh në Amerikë blejnë në markete të mëdha, ndërsa pjesa tjetër blejnë në dyqane më të vogla dhe këtu janë gjërat që ata kursejnë me shumicë.

Krem për fytyrë

Sigurisht, ju mund të shpenzoni shumë para për një krem ​​luksoz për fytyrën, por pse kur mund të merrni një produkt të shkëlqyer për shumë më pak para?

Ambalazhimi i dhuratave

Letër ambalazhi, çantat e dhuratave dhe kartat mund të kushtojnë pothuajse po aq sa vetë dhurata. Por nëse doni të jepni si njerëzit e pasur, mund të jetë koha të hiqni dorë nga opsione të tilla.

Të pasurve nuk u pëlqen të shpenzojnë shumë për mallrat e konsumit, dhe letra dhe çantat dekorative patjetër që hyjnë në këtë kategori. Miku juaj i pasur mund t’ju blejë një dhuratë të mrekullueshme, por më besoni, paketimi është nga një dyqan ku gjithçka është shumë e lirë.

Gjëra shtëpiake

Mund të jetë joshëse të shpenzoni para për p.sh. letrat më të shtrenjta higjienike dhe produktet më të bukura të pastrimit, por njerëzit e pasur nuk shpenzojnë për gjëra të tilla.

Kurseni duke blerë në shitje dhe me shumicë, sepse pikërisht kështu blejnë njerëzit e pasur, dhe arsyeja kryesore duket se janë shumë të zënë

Udhëtime

Edhe pse njerëzit e pasur mund të përballojnë të udhëtojnë ku të duan, kjo nuk do të thotë se ata nuk po kërkojnë mënyra për të kursyer para. Ata përdorin të njëjtat mjete online për të kërkuar akomodim dhe fluturime ashtu si gjithë të tjerët.

Bizhuteri

Edhe njerëzit që adhurojnë Cartier, Tiffany dhe Rolex, ka shumë të ngjarë të kenë artikuj të lirë në shtëpi për t’i kombinuar.

“Unë kam qenë një blerës dhe stilist personal për personazhet e famshëm për 19 vjet dhe shumë klientë blejnë bizhuteri të lira. Ata e kombinojnë atë me pjesët e tyre të shtrenjta, dhe ndonjëherë duket më mirë se bizhuteritë e vërteta”, thotë Lauren Rae Levy.

Syze dielli

Vetëm për shkak se ata mund të përballojnë syze dielli Chanel ose Dior, kjo nuk do të thotë që të pasurit i mbajnë vetëm ato.

Domethënë, syzet e diellit janë një nga gjërat që më shpesh thyhen dhe humbasin! Pikërisht për këtë është mirë që koleksioni i syzeve luksoze të plotësohet me të bukura, por edhe më të lira.

Bojë për vetulla

Make-up është një nga ato produkte që duhet të kontrollohet rregullisht dhe të zëvendësohet nëse është e nevojshme, zakonisht për arsye higjienike. Mund të blini një bojë për vetulla po aq të mirë më lirë dhe me siguri askush nuk do ta vërejë ndryshimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!