A e dini se truri zhvillohet deri në 80% në moshën tre vjeçare dhe se arrin kapacitetin e tij të plotë në moshën pesë vjeçare? Në këtë kohë ne bëjmë shumë gabime që reduktojnë funksionet e trurit, pa e kuptuar sa ndikojnë ato në kujtesë .
Disa nga gabimet janë mungesa e gjumit dhe stërvitja, përdorimi i tepërt i celularëve dhe pajisjeve të tjera elektronike dhe sigurisht dieta.
Mënyra e të ushqyerit luan një rol kyç në funksionimin optimat të trurit. Për të pasur një tru të shëndetshëm ka disa ushqime që ju nevojiten për të konsumuar:
Spinaqi
Të gjithë e dimë se spinaqi është, ndër të tjera, burimi më i mirë i hekurit, dhe është gjithashtu një nga burimet më të pasura të magnezit dhe folatit. Ato na ndihmojnë të ruajmë funksionet njohëse.
E verdha vezës
Shumë e kritikojnë konsumimin e shpeshtë të të verdhës së vezës sepse rrit nivelin e kolesterolit. Megjithatë, a e dini se është e pasur me vitamina D dhe B12, magnez dhe zink, të cilat jo vetëm që përmirësojnë kujtesën, por edhe mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda neurologjike si sëmundja e Alzheimerit?
Kos
Universiteti i Kalifornisë kreu një studim mbi gratë që konsumonin kos dy herë në ditë dhe u vu re një përmirësim në funksionimin e trurit të tyre. Kosi është një probiotik që përmirëson funksionin e zorrëve dhe prej kohësh dihet se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis funksionit të trurit dhe zorrëve.
Peshk
Peshku është plot me jod, selen dhe yndyrna të shëndetshme. Këto janë të dobishme për trurin sepse kanë përmbajtje të nevojshme për zhvillimin e funksioneve të trurit.
Arra
Është bukur fakti që arra duket si tru. Arrat janë një burim i pasur i acideve yndyrore omega 3 dhe polifenoleve që reduktojnë stresin oksidativ. /abcnews.al