Autoritetet në Britani kanë arrestuar një shqiptar për rritjen e kanabisit me vlerë mijëra paund në Alfreton. Pas një raportimi nga një anëtar i komunitetit lokal për një erë të fortë kanabisi, oficerët kontrolluan pronën në Hall Street, Alfreton më 5 janar.
Gjatë kontrolleve autoritetet kanë gjetur rreth 44 bimë që kapin një vlerë prej 16,500 paund, ndërsa vlera e tij për shitje shkon në rreth 21,000 paund.
31-vjeçari shqiptar Lavdim Jukupi u arrestua gjatë përpjekjes së tij për t’i shpëtuar prangave të policisë. I riu shqiptar është akuzuar për kultivim të kanabisit, ndërsa ndaj tij pritet të vendoset edhe masa.
“Rritja e kanabisit përbën një rrezik vërtet serioz për komunitetet tona dhe unë dua të falënderoj të gjithë për punën që kanë bërë,” tha oficeri James Bowler, i cili drejton ekipin e policisë lokale në Alfreton.
/abcnews.al