I “zhvatën” më shumë se 120 mijë euro, Alda Klosi para grupit hetimor: Paratë i kishte xhaxhai, vuan nga kanceri

schedule13:30 - 9 Janar, 2023

schedule 13:30 - 9 Janar, 2023

Ditën e sotme Gjykata e Tiranë ka dhënë masën “arrest me burg” për Rozeta Dodin dhe djalin e saj Havier Dodin, pasi këta te fundit akuzohet se ka vjedhur mijëra në banesat ku Rozeta punonte si pastruese.

Një prej banesave ishte edhe ajo e zyrtares Aldo Klosi, në të cilën u vodhën 120 mijë euro.

Klosi ka dëshmuar në prokurori se paratë e vjedhura nuk janë të saj, por të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj.

Abcnews.al ka zbardhur dosjen ku Klosi thotë se këto para ia kanë lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer, ndërsa shton se janë para të mbledhura ndër vite preh tyre pasi të afërmit e saj jetojnë në Amerikë.

Pjesë nga dëshmia e Alda Klosit para hetuesve:

I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.

Deklaron se ka patur një unazë floriri me medalionin e shën mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me shën meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markes Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.r.t/abcnews.al