Partizani do të luajë të mërkurën ndeshjen e parë kualifikues të Champions League ndaj skuadrës azure të Karabag.
Temperaturat e larta nuk i pengojnë të kuqtë për t’u stërvitur intensivisht në prag të një ndeshje që konsiderohet tejet delikate.
Në një prononcim për TV Klan, trajneri i partizanit Franko Lerda vlerëson maksimalisht kundërshtarin dhe beson se të një paraqitje dinjitoze nga futbollistët e të kuqve.
“Karabag është më lart por ne e shohim si një ndeshje të vetme. Kështu u kam thënë ta mendojnë edhe futbollistët. Është një ndeshje e rëndësishme për klubin sepse me kalimin e turit fiton ekonomikisht. Është shumë rëndësishme edhe për mua dhe stafin. Do të isha mendjemadh nëse nuk do të kisha dyshime. Kur flitet për rezultate të vijnë dyshimet. Ne kemi motivimin tonë dhe e kemi përgatitur mirë ndeshjet. Lojtarët e sezonit të kaluar që kam patur në grumbullim janë përgatitur shumë mirë por nuk është e njëjta gjë për të rinjtë. Besoj se jemi në gjendje të ndeshemi denjësisht”, përfundon trajneri i partizanit Franko Lerda.
Karabag është favorit por partizani pritet të shfrytëzojë faktorin fushë të paktën për ndeshjen e parë./ABC News Albania 24/7