Tridhjetë e nëntë njerëz humbën jetën dhe rreth 100 të tjerë u lënduan në Senegal kur dy autobusë u përplasën. Pas kësaj tragjedie presidenti Macky Sall shpalli tre ditë zie kombëtare dhe shpalli masa të menjëhershme për të përmirësuar sigurinë rrugore.
Aksidenti, më vdekjeprurës në vendin e Afrikës Perëndimore në vitet e fundit, ndodhi natën e së dielës rreth orës 03:00 (ora lokale) pranë qytetit Kafrin, rreth 250 kilometra në juglindje të kryeqytetit Dakar, tha departamenti i zjarrfikësve dhe autoritetet lokale.
?? FLASH | Au moins 38 morts et 87 blessés après une collision entre deux bus au #Sénégal. L’accident a eu lieu dans la ville de #Kaffrine, à environ 250 km au sud-est de la capitale Dakar.
— Cerfia (@CerfiaFR) January 8, 2023
Qeveria publikoi mbrëmjen e së dielës së kaluar një lajm, në komunitetin Sikilo, ku flitej për 39 të vdekur, 53 të lënduar që janë shtruar dhe po trajtohen në spitale dhe 42 me lëndime të lehta, të cilëve iu ofrua kujdes në qendrat shëndetësore lokale.
Dy autobusët kishin “139 udhëtarë në momentin e aksidentit”, tha qeveria në një njoftim për shtyp.
SÉNÉGAL??_ Grave accident de circulation dans la nuit de dimanche 8 janvier à #Gniby ( Kaffrine, centre eu pays). 40 personnes sont décédées dans la collision entre deux bus de transport de voyageurs Les images témoignent de la violence de l’accident. #Senegal #AccidenteFatal pic.twitter.com/vumyCj9CU0
— Nanana365 (@nananamedia365) January 8, 2023
Dhjetë nga të lënduarit janë në gjendje kritike, shpjegoi presidenti Sal, i cili shkoi për të vizituar pacientët në spitalin Kafrin, i shoqëruar nga zonja e parë Amadou Ba.
“Më shumë se 20 trupa janë identifikuar dhe së shpejti do t’u dorëzohen familjeve për funeralet e tyre”, shtoi ai.
Kreu i shtetit, i cili shpalli “tri ditë zie kombëtare”, premtoi veprime të shpejta për të mos u përsëritur “tragjedi” të kësaj natyre.
“Ne nuk mund t’i ekspozojmë jetët e bashkëqytetarëve tanë ndaj një sistemi transporti që sfidon respektin për jetën njerëzore,” tha zoti Sall.
Më vonë gjatë ditës së sotme kryeministri do të mbledhë një këshill ndërministror për të shqyrtuar marrjen e masave për gjendjen e automjeteve, ekspertizën, lejet e qarkullimit dhe oraret, renditi ai.
Kryetari i bashkisë së Kafrinit, Abdoulaye Saidu So, ish-ministër i Zhvillimit Urban dhe Strehimit, si dhe prokurori i qytetit fqinj Kaholak, tha se aksidenti u shkaktua nga një plasje gome në njërin prej dy autobusëve dhe më pas ata u përplasën.
Udhëheqësi i opozitës Usman Sonko, një kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2024, tha në Twitter se po organizonte një mbledhje fondesh për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve t’i japin “përparësi” pasigurisë në rrugë, të cilën ai e përshkroi si një plagë me pasoja shkatërruese njerëzore, sociale dhe ekonomike për vendin”.
Aksidentet e trafikut që përfshijnë autobusë janë jashtëzakonisht të zakonshme në Afrikë, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së automjeteve, kushteve të këqija të rrugës dhe gabimeve në drejtimin e automjetit, pasi shumë shoferë marrin patentat e tyre duke dhënë ryshfet pa shkuar në shkollat e drejtimit të automjeteve të rënda.
21 persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident me një autobus në kufirin e Kenias dhe Ugandës, tha të dielën policia e kësaj të fundit. Shumica e viktimave ishin shtetas kenianë, por humbën jetën edhe 8 shtetas ugandë. Sipas policisë 49 persona të tjerë u lënduan.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë.
Qeveria e Ugandës ka njoftuar gjithashtu masa për të përmirësuar sigurinë rrugore pas një rritjeje të viktimave në rrugë gjatë sezonit të festave të fundvitit. Sipas autoriteteve në Kampala, në vetëm tre ditë, nga 30 dhjetori deri më 1 janar, janë regjistruar 104 aksidente trafiku me gjithsej 35 të vdekur dhe 114 të lënduar. /abcnews.al