GREQI – Një shqiptar i moshës 40-vjeçar ka gjetur tragjikisht vdekjen në zonën e Sakës në Keratea të Greqisë.
Sipas informacioneve, shqiptari është shtypur nga një gur teksa mblidhte barishte medicinale në mal.
Më pas, ai shqiptari raportohet se për pasojë ra në humnerë nga një lartësi prej 20 metrash, duke gjetur kështu vdekjen.
Sipas informacioneve, bashkë me burrin fatkeq, në zonë kishin shkuar edhe dy të tjerë dhe kishin njoftuar shërbimet kompetente.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur papritur një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi të pafatin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
/abcnews.al/