Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në SHBA, 6 vjeçari qëllon me armë mësuesen

schedule07:45 - 7 Janar, 2023

schedule 07:45 - 7 Janar, 2023

Një nxënës në SHBA qëlloi një mësuese në një shkollë në Virxhinia, SHBA. Ngjarja ka ndodhur dje në shkollën fillore Ritschnek. Është ende e paqartë se si arma ra në dorë të 6 vjeçarit por autoritetet besojnë se të shtënat nuk ishin aksidentale. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Mësuesja 30-vjeçare është dërguar e plagosur rëndë në spital, siç raportojnë mediat e huaja. Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla – e cila ka rreth 550 nxënës – kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme dhe jo çdo fëmijë u inspektua.

Policia nuk pranoi të emërtojë armën e përdorur në incident, por tha se djali kishte përdorur një pistoletë. Shefi i distriktit të shkollës, Dr George Parker tha se zyrtarët “do të shikojnë çdo rast që mund të ketë ndodhur që mund të ketë shkaktuar këtë incident”.



“Kjo është e tmerrshme, diçka e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë,” shtoi Dr Parker. “Ne duam të sigurohemi që asgjë e tillë të mos ndodhë përsëri.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!